Duration 27:31

MUSAKA VERORE/ FERGESE ME SPECA, DOMATE, PATELLXHAN DHE KOS (Receta nga znj.Katerina)

3 593 watched
0
43
Published 1 Jul 2020

“Kendi i gatimit” ne News24 – 1 korrik, 2020 MUSAKA VERORE/ FERGESE ME SPECA, DOMATE, PATELLXHAN DHE KOS (Receta nga znj.Katerina) MUSAKA VERORE Perimet: 3-4 patate 3-4 kunguj 4-5 patëllxhanë Salca: 600 gr mish të grirë 1-2 qepë të thata 1-2 thelpinj hudhër 500 gr domate 1 lgj salcë domate 1 gjethe dafine ½ shkop kanelle ½ gotë verë ose konjak 1 lç sheqer Kripë, piper i zi Beshameli: 1.5 litër qumësht 5-6 lugë niseshte 2 lugë gjalpë 1 kokërr vezë ½ fç djathë kaçkavall Kripë, piper, arrë moskat Fillimisht përgatisim salcën. Në një tenxhere hedhim 2-3 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim mishin e grirë për rreth 2-3 minuta. Në momentin që mishi ka filluar të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën dhe hudhrat, i spërkasim lehtë me pak kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta. Më pas, shtojmë salcën e domates duke e përzier mirë, e lemë reth 1 minutë sa të largohet pak era dhe e shuajmë me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të grira në rende ose në kubikë (pa cipë dhe fara). Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper, gjethe dafine dhe kanellë. Vendosim kapakun dhe e lemë salcën të lidhet për rreth 25-30 minuta në temperaturë të ulët. Presim perimet në fetëza të rrumbullakëta. I vendosim në një tavë me letër kuzhine, i spërkasim me kripë dhe vaj ulliri dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehtë në 200 gradë për 15 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin. Vendosim fillimisht qumështin të ngrohet dhe më pas shtojmë niseshten e holluar me pak qumësht, vezën dhe gjalpin. E trazojmë herë pas here derisa beshameli të lidhet dhe të bëhet kremoz. Rregullojmë në fund shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe pak djathë kackavall të grirë imët në rende. Marrim një tavë të thellë, e spërkasim me pak vaj ulliri dhe vendosim fillimisht fetëzat e patateve, më pas kungujt dhe gjysmat e patëllxhanëve. Shtojmë salcën e përgatitur me mish të grirë, vendosim mbi salcë një shtresë me pjesën tjetër të patëllxhanëve dhe më pas hedhim beshamelin. E spërkasim në fund musakanë me pak djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta. FERGESE ME SPECA, DOMATE, PATELLXHAN DHE KOS 3 patëllxhanë 1 spec të kuq 2 speca djegës jeshile 3-4 thelpinj hudhër 2-3 kokrra domate 1 kokërr limon 3-4 lgj vaj ulliri 1 lç piper të kuq 1 lç kumel Kripë, piper i zi 150-200 gr kos të kulluar Pasi i kemi larë dhe tharë mirë patëllxhanët i shpojmë vende-vende me majën e një thike, i spërkasim me pak kripë dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të piqen. Ndërkohë presim specin e kuq në kubikë të vegjël, ndërsa specat jeshil djegës i presim në rrathë të hollë. Pastrojmë domatet nga cipa dhe farat dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tigan që nuk ngjit hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim specat dhe hudhrën të prerë në fetëza të holla. I spërkasim me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë domatet. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta, shtojmë ½ filxhan ujë të ngrohtë dhe i lemë perimet të zbuten. Pastrojmë patëllxhanët e pjekur nga lëkura dhe më pas i grijmë. I spërkasim me lëng limoni dhe i shtojmë në tiganin me speca dhe domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper të kuq, piper të zi dhe kumel dhe i servirim në një pjatancë shoqëruar me kos të kulluar ku kemi hedhur pak kripë dhe piper.

Category

Show more

Comments - 2